|
Rreth projektit FoAP
FoAP – E Ardhmja e Trashëgimisë Shqiptare, i krijuar më 2005, është pjesë e Fondacionit Trashëgimia Shqiptare dhe financohet nga Instituti Pakard për Shkencat Humane. Projekti u ndërtua me qëllim krijimin e sistemit të parë të arkivit elektronik në vend për regjistrimin, monitorimin dhe vlerësimin e siteve arkeologjike dhe monumenteve historike në lidhje me territoret përreth tyre.
Kjo ide erdhi si nevojë urgjente e vendit për të ruajtur dhe analizuar në një arkiv të vetëm dixhital sasinë e madhe dhe komplekse të të dhënave, të mbledhura gjatë viteve nëpërmjet sërvejeve dhe gërmimeve arkeologjike, së bashku me ato të dhëna të mbledhura rishtas.
Ky sistem, sot përfaqëson një instrument efektiv, të aftë për të parandaluar rreziqet që kërcënojnë peizazhet e ndjeshme historike si pasojë e programeve ndërtuese që po ndërmerren në shkallë të gjerë në vend.
Gjithashtu, arkivi FoAP është edhe një mjet i rëndësishëm kërkimi, edukimi dhe informimi, për specialistët e arkeologjisë dhe trashëgimisë, studentët dhe publikun e gjerë.
Përgjatë pesë viteve të zhvillimit të tij, projekti FoAP është përqendruar në:
Aktualisht, sistemi i arkivit FoAP po zhvillohet dhe shkon drejt një sistemi të Dokumentimit të Peizazheve Historike (HER), çka do të lejojë një lidhje më të fortë midis sitit, monumentit dhe territorit, në mënyrë të tillë që të përftohet një informacion i detajuar mbi peizazhin historik si dhe të mundësojë vlerësim të saktë për parandalimin e rreziqeve të mundshme në këto territore. |
|
|