Faqe Kryesore - Rreth nesh - Arkiva e njoftimeve
Kёrko
FoAP
Shqip English
Preth Nesh Puna Jonë Databaze Burime
. . .
Rreth Nesh
Anëtarët e Projektit
Arkiva e njoftimeve
Kontakte

 

 


Panelet informuese në kalanë e Rozafës, Shkodër


Në muajin mars 2011, panelet informuese për kalanë e Rozafës, Shkodër, të përgatitura nga projekti FoAP në bashkëpunim me Zyrën për Administrimin dhe Koordinimin e Parkut arkeologjik Rozafa u vendosën në sit. Panelet, janë rrjedhojë e një sërvej të ndërmarrë nga projektit FoAP në kalanë Rozafa gjatë muajve shtator-tetor 2010, dhe paraqesin për herë të parë për këtë sit, planin e plotë të kalasë, monumentet dhe strukturat e dukshme në të, të shoqëruara me tekste përshkuese, shteg kalimet historike si edhe pamjet panoramike. Për përgatitjen e tyre u përdorën një seri teknikash dhe metodologjish, të tilla si TST, analiza të ortofotove dhe CAD.
Përfshirja e tyre në platformën GIS lejoi krijimin e një sërë analizash hapësinore të mureve dhe strukturave të identifikuara në lidhje me njëri-tjetrin dhe me terrenin, si dhe përftimin e hartave tematike sipas periudhës, tipit apo gjendjes fizike të tyre, etj.

   

Gjithashtu, hartat dhe informacioni i përftuar, u përdorën nga zyra e parkut arkeologjik të Rozafës për krijimin e fletëpalosjes informuese për zonën e kalasë. Projekti FoAP aktualisht është duke përpunuar dhe analizuar të dhënat e përftuara gjatë sërvejit të “Shkodrës historike”, me qëllim përdorimin e informacionit jo vetëm për kërkime shkencore por edhe në prodhimin e hartave komplekse dhe paneleve turistike.
Në këto harta do të paraqitet edhe pjesa e poshtme e qytetit me monumentet historike dhe zonën e mbrojtur, duke lejuar një analizë të zhvillimit të qytetit të Shkodrës në hapësirë dhe kohë.

 

Fletëpalosjes informuese për kalanë

   
 
  © 2010 Projekti FoAP. Të gjitha të drejtat të rezervuara.