Anëtarët e Projektit
Eglantina Serjani – Gjatë 9 viteve të fundit ka punuar për një sërë projektesh në arkeologji dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore. Diplomuar për histori dhe arkeologji në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji në 2003. Kryen studimet pasuniversitare në vitet 2004-2005 në Università degli Studi di Siena (Universiteti i Sienës) nё programin "Arkeologjia dhe Historia e Mesjetës së Hershme. (MUASA). Që nga Qershori 2005 punon si bashkëdrejtuese e projektit “E ardhmja e Trashëgimisë Shqiptare”, (FoAP) duke u angazhuar në krijimin dhe zhvillimin e të parit Sistem Administrimi të Arkivit Elektronik për sitet arkeologjike, monumentet dhe territoret historike në Shqipëri. Përgjegjësitë e saj në projekt lidhen me krijimin dhe zhvillimin e sistemit të databazes, kujdesin për faqen e websitit, dhe programin e trajnimit për studentët. Interesat kryesore përfshijnë studimet në fushën e arkeologjisë së mesjetës së hershme; arkeologjisë së peizazhit; aplikimit të standardeve në menaxhimin e të dhënave të arkeologjisë dhe trashëgimisë.
E-mail: egla.serjani@gmail.com
Ardit Miti- Diplomuar për histori dhe arkeologji në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji në 2003. Kryen studimet pasuniversitare në vitet 2004-2005 në Università degli Studi di Siena (Universiteti i Sienës) nё programin "Arkeologjia dhe Historia e Mesjetës së Hershme. Interpretim, analizë dhe vlerësim i burimeve, sistemeve informatike dhe praktikave të menaxhimit" (MUASA). Aktualisht student doktorature në Universitetin e Granadës, Spanjë, ku kryen kërkime mbi arkeologjinë e peizazhit dhe dinamikat e zhvillimit të popullsisë gjatë mesjetës së hershme në territorin e pjesës së sipërme të luginës së lumit Vjosë, në Shqipëri. Që nga Qershori 2005 punon si bashkëdrejtues i projektit “E ardhmja e Trashëgimisë Shqiptare”,
(FoAP) duke u angazhuar në krijimin dhe zhvillimin e të parit Sistem Administrimi të Arkivit Elektronik për sitet arkeologjike, monumentet dhe territoret historike në Shqipëri. Përgjegjësitë e tij kryesore në projekt lidhen me krijimin dhe zhvillimin e platformës së hartës GIS dhe databazës për të dhënat e arkeologjisë dhe trashëgimisë. Gjithashtu është i angazhuar në programin e trajnimit të studentëve, për shpërndarjen e njohurive mbi teknologjitë kompjuterike dhe metodologjitë e aplikuara në menaxhimin e të dhënave të trashëgimisë.
Interesat e tij kryesore lidhen me studimin e arkeologjisë dhe historisë së periudhës së mesjetës së hershme; arkeologjinë e peizazhit dhe aplikimin në GIS; menaxhimin e arkeologjisë dhe trashëgimisë.
E-mail: ardit_miti@hotmail.com
Dave Bescoby- Në 17 vitet e fundit ka punuar në një numër projektesh arkeologjike, të lidhura me fushat e biznesit, kërkimit akademik dhe komunitetin, duke përfshirë edhe projekte të rëndësishëm kërkimor të financuar nga University of East Anglia dhe University of Nottingham, në Britaninë e Madhe. Diplomuar pёr arkeologji nё Bradford University, nё vitin 1997. Nё vitin 2000 kryen studimet pasuniversitare në Reading University, pёr gjeo-arkeologji; Dr nё vitin 2003 nga University of East Anglia pёr Shkencat Arkeologjike. Aktualisht jep mësime mbi metodat e arkeologjisë së terrenit, gjeofizikën, shkencave të mjekësisë ligjore dhe aplikimet GIS në University of East Anglia. I kualifikuar nё arkeologjinё e peizazhit dhe aplikimet GIS, qё nga viti 2008 ёshtё pёrfshirё nё projektin FoAP, nё krijimin dhe zhvillimin e platformës Web-GIS të projektit. Interesat kryesore lidhen me aplikimet e sistemit GIS në arkeologjinë e peizazhit; klimën dhe vegjetacionin si dhe remote sensing.
E-mail: dbescoby@gmail.com
Ulsi Tota - Diplomuar për histori në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, në 2008. Kryen studimet pasuniversitare për arkeologji, pranë Universitetit të Tiranës, duke u diplomuar si student i shkëlqyer, në 2010. Bashkëpunon pranë projektit FoAP, që prej vitit 2007, fillimisht si student pjesëmarrës në programin e trajnimit, duke punuar në mbledhjen e të dhënave të arkeologjisë dhe trashëgimisë në materiale të botuara dhe arkiva. Gjithashtu është i përfshirë në procesin e dixhitalizimit të të dhënave dhe hedhje e tyre në sistemin e databazes. Kohët e fundit ka ndihmuar projektin në programin e trajnimit. Interesat kryesore lidhen me studimin e periudhës së antikitetit të vonë, duke u përqendruar në procesin e zhvillimit të vendbanime të fortifikuara.
Glejdi Floku – Ka mbaruar studimet për arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në vitin 2008. Që prej Marsit të vitit 2009 punon si bashkëpunëtor me kohë të pjesshme pranë projektit FoAP. Në këtë periudhë është angazhuar në procesin e dixhitalizimit të planeve për sitet arkeologjike dhe monumentet historike të sistemit arkivor të projektit FoAP, në CAD, prodhimin e ringritjeve 3-Dimensionale si dhe paraqitjet reale fotografike. Gjithashtu, ka marrë pjesë në disa prej sërveje të organizuara nga projekti. Interesat kryesore lidhen me aplikimin e programeve kompjuterike të vizatimit dhe projektimit në arkeologji dhe trashëgimi dhe studimet në fushën e muzeologjisë.
|
|
|