Faqe Kryesore - Puna Jonë
Kёrko
FoAP
Shqip English
Preth Nesh Puna Jonë Databaze Burime
. . .
Puna Jonë
 


Puna e projektit FoAP


Qëllimi primar dhe më i rëndësishmi i projektit FoAP është drejtimi i një Sistemi Administrimi të Arkivit Elektronik (DBMS - Database Management System) në nivel kombëtar, për sitet arkeologjike, monumentet dhe territoret historike, të bazuar mbi një databaze të ndërlidhur dhe një platformë harte në GIS (Sistemin Informativ Gjeografik).
   

Diagram e sistemit elektronik të arkivit FoAP

   

Ky sistem i plotë dhe gjithëpërfshirës regjistrimi, ofron mbështetje për institucionet kërkimore dhe edukative, organizmat qeveritarë, autoritetet lokale, firmat ndërtuese dhe agjencitë turistikë që punojnë në vend.
Sistemi ynë, ruan sot në mbi një terrabyte sasi të dhënash për qendrat arkeologjike, monumentet dhe zonat historike.
Informacioni i ruajtur në databaze pasurohet vazhdimisht me të dhëna të përftuara nga kërkimi i detajuar në burime të publikuara dhe ato arkivore, si dhe nga ekspeditat përnjohëse në terren të ndërmarra rregullisht nga anëtarët e projektit.
Një sipërmarrje e rëndësishëm e projektit FoAP është edhe programi i trajnimit me studentët dhe specialistët e rinj të arkeologjisë dhe trashëgimisë, i cili ka si qellim të prezantojë dhe të përhapë njohuritë mbi përdorimin e teknologjive kompjuterike dhe metodologjive të aplikuara gjerësisht në botë në procesin e kërkimit dhe menaxhimit të të dhënave të trashëgimisë.
Ne jemi të hapur të ofrojmë këshillim për institucionet qeveritare përgjegjëse në menaxhimin dhe ruajtjen e trashëgimisë, si dhe marrim përsipër të kryejmë shërbime komerciale për klientë kombëtare dhe ndërkombëtare të përfshira në projektet e planifikimit, zhvillimit dhe infrastrukturës në Shqipëri.
Gjithashtu, FoAP kujdeset dhe është përgjegjës i projektit FASTI online për Shqipërinë, një database i gërmimeve arkeologjike të ndërmarra në botën mesdhetare, që prej vitit 2000.


   
 
  © 2010 Projekti FoAP. Të gjitha të drejtat të rezervuara.