Fondacioni Trashëgimia Shqiptare, nëpërmjet projektit FoAP është i hapur të ofrojë këshillime dhe asistencë për klientë vendas dhe të huaj, të përfshirë në projektet e planifikimit, zhvillimit dhe infrastrukturës, si edhe për institucionet qeveritare përgjegjëse për menaxhimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë.
Gjithashtu, ne kryejmë shërbime dhe këshillime për të tjerë klientë, ku përfshihen institucionet që merren me studimin dhe menaxhimin e të dhënave të trashëgimisë, universitetet dhe shkollat, kompanitë turistike, individë privatë, etj.
|