Fillimisht, FoAP organizoi disa seminare me studentë të universiteteve “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan dhe Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duke i njohur ata me sistemin e ri të databazes të aplikuar nga projekti, si edhe funksionin e tij në menaxhimin, ruajtjen dhe vlerësimin e të dhënave të trashëgimisë arkeologjike e kulturore të vendit.
Një numër studentë marrin pjesë çdo vit në programet e trajnimet të organizuara në ambiente tona, ndërkohë që disave prej tyre ju është dhënë mundësia e punësimit me kohë të pjesshme në projekt, duke kontribuar në mbledhjen, verifikimin dhe hedhjen e të dhënave të DBMS së projektit.
Të shumtë kanë qenë studentët dhe specialistët e rinj të cilët kanë marrë pjesë dhe ndihmuar në procesin tonë të punës, ku midis tyre përmendim, Ulsi Tota, Era Xhaferaj, Alba Kreka, Eva Thomagjini, Klajdi Mato, Yljana Ylli, Armels Kolleshi, etj.
Një aktivit i rëndësishëm i këtyre viteve, ka qenë edhe programi i trajnimit i organizuar me specialistët e Parqeve Arkeologjike Kombëtare të Butrinit dhe Bylist, i cili është përqendruar kryesisht në përdorimin e sistemit të databazes si dhe standardeve të aplikuara në procesin e mbledhjes së të dhënave arkeologjike në terren dhe arkiva. Për më tepër, dy kompjutera si dhe struktura e databazes u instaluan në zyrat e parqeve kombëtare për përdorimin e tyre të brendshëm në të ardhmen.
|