Faqe Kryesore
Kёrko
FoAP
Shqip English
Preth Nesh Puna Jonë Databaze Burime
S S   S S S   S S S

Mirësevini në websitin e projektit
“E Ardhmja e Trashëgimisë Shqiptare”

Ne zhvillojmë dhe mirëmbajmë një sistem Dokumentimi të Peizazheve Historike (HER) në Shqipëri

Projekti FoAP, brenda Fondacionit Trashëgimia Shqiptare, ka krijuar dhe kujdeset për një Sistem Administrimi të Arkivit Elektronik (DBMS), në nivel kombëtar, për sitet arkeologjike, monumentet dhe zonat historike. Nëpërmjet këtij sistemi ne monitorojmë, vlerësojmë, mbrojmë dhe menaxhojmë të dhënat për sitet arkeologjike dhe monumentet në lidhje me territorin përreth tyre.

Websiti ynë, siguron akses online tek të dhënat e arkivit elektronik për qëllime kërkimi, edukimi dhe informimi. Ju lutemi të klikoni për shfletimin e të dhënave tona.


Aktivitetet kryesore të projektit përfshijnë:

Zhvillimin dhe mirëmbajtjen e një database, platforme të hartës GIS dhe sistemi web-GIS për sitet arkeologjike, monumentet dhe peizazhet historike.

Projekti ynë kryen sërveje të rregullta me qëllim vlerësimin e të dhënave ekzistuese dhe identifikimin e siteve të reja.

Programe trajnime kryhen në mënyrë të vazhdueshme me studentë dhe specialistë të rinj të arkeologjisë dhe trashëgimisë.

Ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë dhe shërbime për organizata dhe institucione të vendit apo të huaja, si dhe individë privatë.

Gjithashtu, ne kujdesemi për projektin FASTI online për Shqipërinë.

  S  
Gërmime në teatrin e Butrintit, foto e vitit 1928 FoAP discovering traces of a building at Parangua, Berat Manastiri i 40 Shenjtorëve, foto e viteve 1930’ Kalaja e Rozafës, FoAP 2010 Fotografi ajrore e Butrintit, RAF 1943 Fotografi ajrore e kalasë së Shkodrës, 2007 Skanim 3-D i kalasë së Bashtovës, Karaiskaj 1980 Rindërtim 3-D i kalasë së Bashtovës, FoAP 2009 Orikumi në librin e Heuzey dhe Daumet, 1876 Tekst i dixhitalizuar, ruajtur në databazen FoAP Skanim i versionit origjinal të rajonit të Adriatikut, Coronelli 1668 Via Egnatia në platformën GIS të projektit FoAP Skanime enësh të gjetura në tumën e Piskovës, “Iliria” 1, 1983 Enë nga tuma e Piskovës, foto muzeu i qytetit të Përmetit Planimetri e skanuar e tumës së Bardhocit, “Iliria”, 1, 1982 Plan dixhital në CAD i tumës së Bardhocit, FoAP 2009 Vendbanimi palafit i Maliqit, “Shqipëria Arkeologjike”, 1971 Varreza tumulave e luginës së sipërme të Vjosës, FoAP 2009

Të rejat e projektit


Panele informuese në kalanë e Rozafës, Shkodër. Në muajin mars 2011, panelet informuese për kalanë e Rozafës, Shkodër, të përgatitura nga projekti FoAP në bashkëpunim me Zyrën për Administrimin dhe Koordinimin e Parkut arkeologjik Rozafa u vendosën në sit. Ju lutemi të klikoni për më tepër informacion.


Sërvej i qytetit historik të Shkodrës, në Shqipërinë veri-perëndimore.
Gjatë muajve shtator-tetor 2010, projekti FoAP ndërmori një sërvej në shkallë të gjerë në qytetin historik të Shkodrës, me qëllim regjistrimin dhe vlerësimin e monumenteve të këtij qyteti, si edhe përfshirjen e të dhënave të mbledhura në një databaze dhe hartë dixhitale. Për me tepër informacion,
ju lutemi të lexoni raportin paraprak të projektit.

  S    
               
  © 2010 Projekti FoAP. Të gjitha të drejtat të rezervuara.